80 shahistë po garojnë për titullin kampion në“Skopje Open”

Në hotelin Continental në Shkup nga dje ka nisur turneu ndërkombëtar në shah “Skopje Open 2019”. Gjatë ditës së sotme janë luajtur ndeshjet e xhiros së dytë dhe të tretë.

Po marrin pjesë 80 shahistë (tre kryemjeshër, tre mjeshtër ndërkombëtar, tetë fide-mjeshtër, dhe një fide-mjeshtër femër) nga 6 shtete si: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Belgjika, Bulgaria dhe Rusia.

Shqipërinë e shahut po e prezantojnë: Kampionia Klean Shuqja, Adrian Guri, Shkëlqim Çela, trajneri i të rinjve të Shqipërisë.

Shuqja remizoi me kryemjeshtrin bullgar Dimitrov.
Turneu po luhet sipas sistemit zviceran prej 9 xhirove, kurse në lojë zgjatë 90 minuta për lojtar dhe 30 sekonda për lëvizje.

Arbitër në “Skopje Open” është referi i njohur nga Kumanova, Agim Shemshiu.

Fondi shpërblyes në turne është 2.000 euro. Turneu do të përfundojë të mërkurën me 11 dhjetor.