4-vjeçari fle në korridorin e spitalit për shkak të mungesës së shtretërve

Një djalë katërvjeçar u detyrua të flinte në korridorin e një spitali pasi ishte duke pritur më shumë se tetë orë.

Jack Williment-Barr shtroi një pallto në departamentin e urgjencës së Leeds General Infirmay pasi u dërgua në spital me pneunomi të dyshuar.

Një fotografi që tregon atë duke fjetur në dyshemenë e një korridori, është shpërndarë kudo në internet.

“Ishte kaos” tha nëna e Jack, Sarah Williment, e cila e bëri fotografinë. “Spitali është në krizë, nuk ka shtretër të mjaftueshëm.

Jack përfundimisht u shtri në shtrat në një repart pas 13 orësh e gjysmë në spital.

Ai doli më vonë pasi u diagnostikua me grip dhe bajame.

Drejtoria e spitalit i ka kërkuar falje familjes për pritjen e gjatë.

Jack u dërgua në spital nga ambulanca të martën me pneumoni të dyshuar pasi u ekzaminua nga mjeku, tha nëna e tij.

Katërvjeçarit fillimisht iu dha një shtrat në departamentin e urgjencës pediatrike, por më pas u transferua në një dhomë klinike sepse shtrati ishte i nevojshëm urgjentisht për një pacient tjetër.

Dhoma klinike ishte e pajisur vetëm me karrige dhe Jack përfundoi i shtrirë në dysheme me një maskë oksigjeni, transmeton Klan Kosova.

Loading...