Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe i ka caktuar 30 ditë paraburgim vajzës Monika Ristovska, e cila u arrestua para 4 ditëve në Kumanovë. Ajo është ndaluar në rrugë nga policia, kurse pas bastisjes së vendqëndrimit në Kumanovë, i janë zbuluar 5 gramë marihuanë, transmeton Gazeta Lajm.
Monika Ristovska edhe publikisht angazhohet për legalizimin e marihuanës në Maqedoni.