2Ton po përgatit klipin e ri në këtë super vend

2Ton këtë fundjavë është duke e kaluar në Itali prej nga edhe ka paralajmëruar projektin e tij më të ri.

Reperi i cili ka qenë një nga ma aktivët muajt e fundit me këngë dhe mbrëmje muzikore, me anë të një video të publikuar në Instagram njoftoi se shumë shpejt publikohet klipi i ri.

Në bazë të videos që shohim, mendimet janë se klipi është xhiruar pikërisht në Itali.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e 2 Ton është “Nane” e cila u publikua edhe me videoklip në janar të këtij viti.