Në një kallëzim penal të ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ish profesori i Medresesë “Alaudin”, Emin Behrami e akuzon myftiun e Kosovës, Naim Tërnava për vjedhjen e 300 mijë markave gjermane.
Akuza është për kohën kur Tërnava ish drejtor në Medresenë “Alauddin”.
Sipas Behramit, Tërnava në pikë të ditës i kishte vjedhur 300 mijë marka gjermane, duke u arsyetuar më pas se të hollat i kishte futur në arkën e Medresesë.
“Ish kryetari i Kuvendit Legjislativit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe njëkohësisht edhe ish drejtori i Modresesë “Alauddin” në Prishtinë, Naim Tërnava, në vitin 2002, në prag të shpalljes Mufti – Kryetar i Kryesisë së BIK-ut, në pikë të ditës i vodhi nga banka 300.000 (treqindmijë DM) marka gjermane, duke tentuar më pastaj që të sajojë gënjeshtra se ato kinse i ka futur në arkën e Medresesë, porse janë vjedhur nga të tjerët në po të njëjtën natë?!”, thuhet në kallëzim penal.
Për këtë çështje, Behrami pretendon se ka dëshmi që Tërnava ka deklaruar rrejshëm dhe se paratë ai i ka tërhequr personalisht nga banka, edhe pse nuk kishte të drejtë./Gazeta inFokus/