Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan  nga ana e Forumit Botëror Humanitar, që do të zhvillohet me ceremoni në Londër, do të marrë çmimin “Ndryshimbërësit”, veprimtarinë e saj , të cilat janë burim frymëzimi në ndihmat njerëzore, njofton radio televizioni shtetëror turk.

Ky çmim që jepet nga Forumi Botëror Humanitar, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara dhe Britania, u dorëzohet shumë pak njerëzve, të cilët zhvillojnë punime frymëzuese në këtë temë në të gjithë botën ose janë lider në çështjen e ndihmave humanitare.

Çmimi “Changemaker”, i referohet punës së zonjës së parë turke  e cila ka luajtur një rol kryesor në drejtimin e problemeve njerëzore në opinionin publik botërore duke ndërhyrë dhe duke bërë ndihma në vendet ku përjetohen fatkeqësi natyrore ose drama njerëzore në çdo vend të botës, është çmimi i katër që ajo merr në arenën ndërkombëtare si rrjedhojë e ndihmave njerëzore.

Emine Erdogan, në vitin 2011 mori në Forumin e Crans Montana-s në Bruksel çmimin “Prix de la Fondation” për punimet e bëra në fushën e paqes, lirisë dhe demokracisë. Kurse në vitin 2018, nga ana e Forumit Global të Donatorëve me qendër në Angli, mori çmimin e “Vlerësimit për Shërbimet Njerëzore”. Përsëri në të njëjtin vit mori çmimin e veçantë “Lidershipi në Ndihmat Njerëzore” në ceremoninë e zhvilluar në Nju-Jork nga ana e Koalicionit Global të Shpresës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.