Gjykata Themelore i pranon si dëshmi në procedurë ekspertizat edhe pse Gjykata Apelit rekomandon ekspertiza të reja.

Për pak minuta, gjykatësja në rastin e Almir Aliut, Maja Denokoska pritet të vendos nëse ekspertizat neuro-psikiatrike të bëra nga ekspert pa licenca do të vazhdojnë të jenë dëshmi në procedurë ose jo. Referimi i Gjykatës së Apelit e cila ktheu lëndën në rigjykim është që ekspertizat të hidhen poshtë dhe të përgatiten të reja. Në rast se hiqen të njëjtat, lënda kthehen në kualifikimin e parë që nënkupton “vrasje”. Mbrojtja e Boban Iliq nga ana tjetër kërkon nga Prokuroria të tërhiqet nga ndjekja penale.