Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Jashar Bej Shkupit u promovua pulla e re postare me figurën e tij. Por mund të vërehen gabime drejtëshkriomore. Në vend se të shkruhet 100 vite nga vdekja e Jashar Bej Shkupit, shkruhet “vdjeka”. Pullën e promovuan Postat e Maqedonisë të mbështetur nga Instituti për trashëgimi kulturore dhe Komuna e Çairit. Ndryshe Jashar bej Shkupi ishte një politikan shqiptar i cili ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit. Kontribut të madh dha në financimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjete të veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro historike të Shkupit.

Burimi i lajmit: TV21