Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, sot (e hënë) ka realizuar takim me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin, në Zvicër.
“Jam i lumtir që te UEFA kemi partner të shkëlqyeshëm dhe në këtë mënyrë me mbështrtje të madhe nga miku ynë Aleksandar Çeferin do të ndërtojmë federatë edhe më të fortë me strukturë të mirë dhe raporte të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera. FFM është pjesë e pandarë e familjes së UEFA-së e cila gjithmonë do të mbështesë bazën e saj”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini./lajm