Diçka duhet të bëjmë në reformim të sistemit dhe optimizim të administratës, status kuo të situatës nuk mundet. Kështu u deklarua ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në lidhje me procesin e transferimit të punësuarve në administratën publike në sektorin privat.

“E gjithë ajo do të bëhet në komunikim me ata, asgjë nuk do të jetë e habitshme. Do t’i njoftojmë me mënyrën se si do të bëhet, përpara se ta bëjmë, do të komunikojmë, me të vërtetë nuk ka hapësirë për frikësim, gjithçka do të jetë në mënyrë vullnetare. Askush nuk do të përjashtohet nga puna nëse nuk do ta pranojë ofertën”, tha Mançevski.

I pyetur se çka do të ndodh nëse askush nuk pranon të transferohet, ai tha “hajde të shohim”.

Procesi i transferimit, sipas ministrit, pritet të ndodh në fund të vitit 2019-të.

“Deri në fund të vitit do të finalizohet procesi i riorganizimit dhe optimizimit të sektorit publik, ku do të kemi rezultate. Nuk mund të përgjigjet se për sa përqindje do të ulet administrata. Riorganizimi dhe optimizimi është projekt të cilin e punojmë bashkë me Bashkimin Evropian dhe SIGMA, kur të mbarojë do të kemi rezultate të sakta”, tha Mançevski.

LEXO: RMV, Sindikata kundër transferimit të administratorëve në sektorin privat, MSHIA: Nuk i detyrojmë
Ndryshe, Sindikata e Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut e kundërshton idenë e Qeverisë për transferimin e administratorëve në sektorin privat. Nga ana tjetër, sektori i biznesit kërkon që fillimisht atyre t’u tregohet për kuadrot që do t’u ofrohen, ndërkaq Ministria vijon realizimin e planit.

Për momentin po punohet në planin konkret me propozime se si duhet që të realizohet administrata publike. Nga Ministria thonë se së shpejti do të mbahet debat publik për këtë temë, ku një pjesë e gjetjeve nga analizat do të prezantohen.

Numri i të punësuarve në sektorin publik në Maqedoni sipas numrit zyrtar të vitit 2018-të është 139.009, ndërkaq deri në fund të muajit mars do të duhet që të publikohet numri momental i tyre. Analizat e Shoqatës së menaxherëve të Maqedonisë tregojnë se 30 % e të punësuarve në sektorin shtetëror janë tepricë, ndërsa nga ana tjetër sektori privat ka nevojë për 80 mijë të punësuar të profileve të ndryshme. Sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportet e tyre për Maqedoninë e Veriut, numri i të punësuarve në administratën publike është i madh dhe duhet që të punohet në zvogëlimin e të njëjtit.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut janë kusht që të fitojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. MSHIA është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vitet e ardhshme për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritar