Fundjavën që e lamë pas në Ulqin u zhvillua turneu ndërkombetar “Ulqini Open 2019”, në të cilin morën pjesë 970 garues nga 8 shtete të rajonit.
Klubi i karatesë “Kushtrimi”në fund të garave zuri vendin e tretë në konkurrencën e junioreve për femra:Rudina Aliu dhe Nevrije Ismaili, kurse Leutrim Ismaili, Rexhep Rushiti dhe Emir Ramadani poashtu ishin fitues të medaljeve.
Referi i klubit Samir Saliu me suksese ndajti drejtësinë në tatamin numër 2 si dhe Argjent Musliu si pjesë e Kushtrimit ndau drejtësinë në tatami numër 1. Referet tonë ishin ndër referët më të dalluar në turne.