Të dielën, (14 prill.2019) në qytetin e bukur bregdetar të Ulqinit (Mal i Zi), u zhvillua turneu i 17 – ndërkombëtar në karate “Ulqini Open 2019”, nën organizimin e shkëlqyer të K. K “Ulqini”.
Në turne morën pjesë 76 klube, me 970 sportistë nga 7 shtete pjesmarrëse si: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Bosnja dhe Mali i Zi.
Me prezencën e tyre këtë aktivitet e madhështuan edhe Kryetari i komunës së Ulqinit, kryetari i federatës shqiptare z. Liftar Kurti dhe ai i Kosovës z. Ismet Krasniqi si dhe kryetari i Unionit të karatesë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, z. Alim Hajredini, të cilët edhe mbajtën nga një fjalë rasti, si dhe u nderuan me nga një plaketë nga organizatori.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, të cilë u paraqitën me 7 sportistë dhe duke fituar 8 medalje.
Nga të cilat: një të artë, tre të argjendta dhe katër të bronzta.
Hamza Zylali (kadet -70kg) i artë, Sara Sinani (kata 2006) e argjentë dhe kumite 2006/ -44kg e bronztë, Ilira Xheladini (juniore -48kg) e argjentë, vajzat ekipore juniore ( Zana dhe Ilira Xheladini dhe Loriana Ramo) të argjenta. Zana Xheladini (kadete +54kg)e bronzte, Loriana Ramo (juniore -53kg) e bronztë dhe Muhamed Sinani (kadet +70kg) i bronztë.
“Falënderojmë organizatorin për mikpritjen dhe ngrohtësinë vëllazërore që treguan ndaj nesh.
Gjithashtu falënderojmë N. N ‘Trim & Lum” të cilët siguruan transportin për sportistët tanë”, tha Hajredini, trajner i K.K. Drini.