Ejup Berisha

Tre kandidatët për President të Republikës Veriore të Maqedonisë, tre profesorët univresitar Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski tanimë 15 ditë po zhvillojnë fushatë politike me të cilën po i prezentojnë platformat e tyre zgjedhore, të cilat përmbajnë projekte të cilat do ti realizojnë gjat pesë viteve të mandatit të tyre me kusht nëse bëhen President shteti. Në fakt këtë mundësi do ta ketë vetëm njëri prej tyre me kusht nëse i njëjti e merr shumicën e votave nga qytetarët zgjedhës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill të këtij viti ,e nëse ka nevojë edhe dy javë më vonë në fillim të muajit maj kjo do të ndodh nëse garën zgjedhore e vazhdojnë dy kandidatë me më së shumti vota të fituara në rrethin e parë zgjedhorë. Tanimë po rrjedh faza e prezentimit dhe e dëgjimit të premtimeve të tre kandidatëve pjesmarrës në zgjedhje. Dhe këta gjatë prezentimit të platformave zgjedhore të tyre para qytetarëve po premtojnë shumë dhe plot e plot gjëra. Disa prej tyre janë të realizueshme ndërsa disa të tjera janë edhe të parealizueshme. Psh kandidatët për President shteti kur flasin për punësimet thonë se do të hapin shumë vende të reja pune për qytetarët. E mua më intereson ta di se si do ti bëjë punësimet Presidenti kur gati të gjitha ndërmarrjet shtetërore dhe publike i kontrollon Qeveria. E kamë fjalën për punësimet në numër më të madh të njerëzve e jo për punësime të një,dy apo dhe tre personave.Kur jemi te kjo temë Presidenti në institucione shtetërore mund të rehatojë katër persona në Gjykata si dy në Gjykatën Kushtetuese dhe dy në Gjykatën supreme duke i propozuar këta Perosona për tu zgjedhur deri te Kuvendi i Republikës. Shefin e shtatmadhorisë së Armatës , Drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Zbulim si dhe Guvernatorin e Bankës popullore. Kandidatët për Presidentë të mundëshëm Republike në vendin tonë me të madhe po flasin edhe për nevojën e mbajtjes së të rinjëve në vendlindje duke premtuar se do të krijojnë kushte të volitshme për qëndrimin e tyre këtu në vend me qëllim që ata të mos vazhdojnë të shpërngulen jashta vendit. Të shohim se si Presidenti do të mund ti bindë të rinjtë që mos të largohen jashta vendit. Më lartë theksova se Presidenti i shtetit i ka poshtë lartë me sa di unë njëmilion euro buxhet.Dhe këto para atij i nevoiten për ti financuar aktivitetet dhe punët që zhvillohen dhe duhet të kryen në Kabinet gjatë periudhës njëvjeqare, Ndërsa për të hapur vende të reja pune nevoiten që të investohen më shumë miliona euro.Çfar mund të bëjë një institucion me 47 apo edhe me 50 të punësuar siç është Kabineti i Presidentit të RVM-së me një buxhet të tillë të vogël sepse për ndërtimin e kapaciteteve të tjera industriale dhe punuese nevoiten shuma më të mëdha të investimeve. Nëse Qeveria nuk e bën një gjë të tillë, apo dhe nuk është e interesuar ta bëj me treqinfishin e parave që e posedon pra flas për tre miliard eurot buxhet vjetorë atëher pyes se çfar do të mund të bëjë Presidenti me atë shumën simbolike të parave që e ka si buxhet vjetorë ndërsa përgjigja është shumë pak ose asgjë. Presidenti punën më të sigurtë që mund ta bëjë është që gjat vizitave të tija jashta shtetit të bisedoj me investues të jashtëm apo me afarist të sukseshëm me qëllim që ti bindë që ata të vijnë të investojnë këtu në vendin tonë por se a do të vijnë të investojnë ata apo jo e tërë kjo varet nga kushtet ekonomike,politike dhe të sigurisë të cilat do të krijohen në shtet. Sepse afaristët shkojnë dhe investojnë në një vend të jashtëm me qëllim që të fitojnë e jo që të humbin. Prandaj kur jemi te premtimet e Kandidatëve për President të mundëshëm shteti ato më shumë janë dëshira sesa që ka mundësi që të realizohen. Mirëpo fushata është fushatë dhe kandidatët do të mund të thonë gjithçka që jau merr mendja se do tu sigurojnë sa më shumë përkrahje në zgjedhje. Dhe kur ka shumë premtime gjithmonë ka shumë pak realizime këtë e vërteton praktika e veprimeve dhe sjelljeve sa janë aktiv në postin e Presidentit.
Autori i tekstit është Politikolog i diplomuar,ky gjithashtu është Persona non grata, apo njeri me probleme për idetë dhe konceptet që i prezenton dhe i mbronë në opinion.