Vitin e kaluar, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo Gjiko sot i ka propozuar sërish gruas së tij dhe këtë e bëri duke e befasuar Elitën derisa ajo ishte duke zhvilluar intervistën me Alketa Vajsiun “Në kurthin e Piter Pan” dhe mendonte se Gjiko ndodhet aktualisht në Itali.

Ai iu ul në gjunjë dhe i propozoj me unazë në gisht duke e pyetur nëse pranon të jenë bashkë deri në vdekje.

Elita në emisionin në fjalë ishte ftuar të flas rreth karrierës, jetës private dhe më së shumti ndjenjën e të bërit nënë./Lajmi.net/