Fjolla Morina me rastin e ditëlindjes është shprehur se ndihet e bekuar dhe me kokën lartë.

Fjolla Morina me këtë datë feston ditëlindjen, ajo sot mbush plot 33 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Urimet me rastin e ditëlindjes, këngëtarja filloi t’i pranojë që në orët e para të kësaj dite, si nga miqtë ashtu edhe nga kolegët e fansat.

Në llogarinë e saj në Instagram, Fjolla ka postuar një foto nga fëmijëria, të cilës ia shtoi edhe disa fjalë.

“Po hap edhe nje vit tjeter ne jeten time. E bekuar por mbi te gjitha me koken lart sepse po le pas nje vit ku nuk kan munguar momente te lumtura,te hidheruara,gezime,deshtime e sfida.
Por te gjitha keto me kane bere ate qe une jam sot,nje femer e fort dhe me karakter. Shume mirenjohese per te gjithe ato njerez qe me kane qendruar prane ne dite te mira dhe ato te keqija.🙏🙌

Sot, unë vetëm dua ta falënderoj Zotin që më dha edhe një vit jetë. Shumë urime për mua🎂. #33 never kurrë nuk është dukur kaq mirë🎉”, ka shkruar ajo.