Edhe një anketë e orëve të fundit të realizuar nga “Market Vision” me kërkesë të Presing TV, ka matur rejtingun e kandidatëve për president.

Sipas kësaj ankete, ka një diferencë të vogël mes kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska për të cilën janë deklaruar 18,8 %, ndërsa për kandidatin e LSDM dhe partive të koalicionit, Stevo Pendarovski 18 %.

Për kandidatin shqiptar Blerim Reka do të votonin 8,4%.
Mbi 28% ende nuk kanë vendosur se cilin kandidat do ta votojnë, ndërsa mbi26% nuk votojnë fare.