Vëllazërimi i Kërcovës e ka mposhtur Korabin e Dibrës me rezultat 2-0, në kuadrin e javës së 21-të në Ligën e dytë të Perëndimit.

Kreatorë të fitores ishin Murat Adili, i cili i shënoi dy gola, ndërsa meritë për këtë triumfë të kërcovarëve ka edhe mesfushori Burhan Aliji i cili ishte asistues në katër raste. 
Me këtë fitore,

Vëllazërimi renditet në vendin e gjashtë me 28 pikë. Në takimin e ardhshëm, ata luajnë derbin shqiptar me Gostivarin, si mysafirë./lajm