Hard Disku në të cilin gjenden biseda të përgjuara të publikuara nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u prezantuan në Gjykatën Penale në rastin “ Target-Fortesa”.

Prokuroria Speciale këtë Hard disk e ka marrë nga zyra e Zvonko Kostovskit në DSK, i cili përgjimet i ka kryer me urdhër të Goran Grujevskit.

Lidhur me këtë kanë reaguar avokatët e Sasho Mijallkov duke theksuar se Kosotovski nuk guxon të prezantoj dëshminë. Avokati Lupço Shvërgovski tha se kjo dëshmi ka qenë e shfrytëzuar kundër Kostovskit si i akuzuar në rastin “Puç”, dhe se tani është e palejueshme që të njëjtën dëshmi ai ta komentoj. Gjykata hodhi poshtë këtë parashtresë të mbrojtjes së Mijallkovit dhe lejoi që dëshmia të prezantohet.

Kostovski ka sqaruar të dhënat teknike, gjegjësisht cilët nga numrat e bashkëbiseduesve kanë qenë target, në sa ora është realizuar biseda dhe kështu me radhë. Ai mes tjerash theksoi se edhe Zaev ka qenë i përgjuar nën pseudonimin “Zo Za”.