Prokuroria Publike sot lëshoi urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër katër shtetasve maqedonas. Personat dyshohen se si punonjës të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Brendshme kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50,670,000.00 denarë.

Zyrtarët dyshohen se në periudhën nga janari 2007 deri në maj 2017 kanë vepruar në kundërshtim me “Udhëzimet për shfrytëzimin e mjeteve për qëllime specifik të DSK-së”. Në këtë periudhën kohore të dyshuarit në 172 raste kanë tërhequr mjete financiare për të cilat kanë paraqitur kërkesë dhe letër verifikimi për shumat e tërhequra, por në fund të vitit pa siguruar kopje kanë shkatërruar “Librin kryesor të evidencës”, pa miratim nga ana e shefit të Drejtorisë dhe pa proces verbal. Veprimet e tilla kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit në vlerë prej 50,670,000.00 denarë.

Duke marrë parasysh faktet, Prokuroria Publike kërkon nga Gjykatën Themelore Shkup 1 caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Jozyrtarisht, një nga të dyshuarit është Toni Jakimovski, ish-shefi i kabinetit në DSK, në periudhën kur Drejtoria udhëhiqej nga Sasho Mijallkov.