Dr.sc.Ilmi VELIU, historian dhe drejtori Muzeut Kërçovë-Maqedoni

SHQIPTARËT I KAN BESUAR GJARPËRIT SI ZOTI

Kulti i Pellaszgoilirëve parahistorikë ka qenë dielli. Këtë e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat kulte ilirët i kanë mbajtur edhe me vehte, varur në qafë, në vesh, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre. Në lashtësi, si edhe te popujt tjerë në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në atë pamje nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult. (Aleksandar Stipçeviq,Ilirët,Zagreb; Historia e Popullit Shqiptar, 2002, Tiranë, Ilmi Veliu, Autorët antik dhe modern që shkruan për ilirët, Kërçovë, 2004, Dhimiter Pilika « Pellazget Origjina jone e mohuar »botimet enciklopedikeTirane 2005 f.81-82 )
Kulti i diellit ka qenë prezent tek pjesa veriore e Ilirisë kurse kulti i gjarpërit ka qenëtek pjesët tjera te tokave ilire.(A. StipqeviqPo aty, Shtjefen Gjeçovi, Trashëgime Thrako-Iliriane, botimet ORA, 2003, f64)
Aleksandër Stipçeviq po edhe arkeologë tjerë e kan prezentuar Legjendën që na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djal, i cili duke fjetur në djep, i ishte mbështjellur rreth djepit një gjarpër të cilin hetitët e kanë quajtur Ilyrianka dhe ky eshtë shkaku që kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarprit ,,Ilyrios,, për të cilin ilirët kanë besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqiat që mund ti ndodhin asajë familje qe jeton në atë shtëpi.(A Stipqeviç, ibid)
Filozofi Maksim nga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antoninit, në librin e tij “A duhet t´u ngrihet perëndive shtatore” përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhuronin diellin dhe e mbanin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një majë shtylle.(A. Stipçeviq,po aty). Gjarpri si kafshë toteme tek ilirët ka rol qendror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut, thotë Stipçeviq dhe se tek besimet ilire, gjarpri shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit në rast rreziku, pastaj i ruan prej të keqes, u ruan shtëpitë dhe varret dhe se ka përfaqësuar edhe shpirtërat e të parëve të tyre.
Duhet përmendur edhe ate se Ballkani trevë kjo, që për arsye gjeografike ose ndonjë arsye tjetër, mbeti e kursyer nga ndikimet e mëdha të popujve të ndryshëm, të cilët gjatë kohës do të kishin mundur të sillnin në Ballkan edhe besime tjera pagane.(Xhuzepe Katapano (”Thot-Tat parlava albanese, Bardi Editore, Roma,1984)“

Koka e gjarprit e vendosur si dekorim pas portës,(shtëpi e vjetër në Zajaz të Kërçovës) te rezja që e ka mbyllur portën e madhe të oborrit, dekorim që vazhdon te ruhet edhe sot në ditët tona.

Byzylyk me dy koka gjarpri i përdorur ne kohen ilire e që ka mbetur si trashigimi kulturore dhe përdoret edhe në ditët e stme.(Po aty.. Aleksandar Stipçeviq, Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com) – Tiranë ………

Edhe sot te shqiptarët mbretëron mendimi se nëse gjarpëri gjindet në themelin e shtëisë nuk duhet mbytur sepseka fat dhe e mbron shtëpinë nga sendet e pa pritura.(Ilmi Veliu,te dhena te marra nga terreni, 2010 Kërçovë)……..

Edhe zbukurimet që lundruesit i vendosnin në ballë të anies, simbolizonin ndonjë kafshë ose shpeshherë krijesë mitologjike, e që te ilirët ishte gjarpri, për të cilin besonin që do t’i mbronte në lundrimin e gjatë dhe të rrezikshëm në det. (A.Stipçeviq,poaty) Një prej atyre viseve, që kanë ruajtur shumë besime dhe adete të moçme, është edhe treva e Kërçovës ku ndër shekuj është ruajtur tregimi shumë interesant dhe shumë i lashtë për gjarprin, i cili u ndihmon njerëzve në nevojat e tyre ose i mbron nga të papriturat që mund t’u ndodhin. Gjyshi shpeshherë ma tërhiqte vërejtjen se nëse haset gjarpri në oborrin e shtëpisë ose edhe brenda themeleve të shtëpisë, nuk duhet prekur sepse ai është gjarpër themeli që e ruan shtëpinë nga të papriturat. Gjarpri nuk duhej penguar dhe se ai do të shkonte vetëvetiu, ose do të hynte nën gurin e vatrës ku do të ishte rojtari i shtëpisë. Popullata e vëndit deri vonë, kokën e gjarpërit, (vetëm eshtërat e kokës)e mbanin vjerrë në qafë e që do ta mbronte nga sëmundjet e pa pritura. Në trevën e Kërçovës po edhe më gjërë, edhe sot fëmitë e vegjël që janë në djep, i mbështjellin me njëfarë spage (litar) i thurur me fije leshi shumëngjyrësh e që i përngjan gjarprit të larmë.


Foto.Fëmija në djep i mbeshtjellur me një spagë qe ka simbolizuar gjarpërin.

Aleksandar Stipqeviç po edhe te tjerë pajtohen në mendimin se ilirët e jugut e çmonin gjarprin si mbrojtës të fisit (totem), për arsye se, si që thamë edhe më lartë, në mitologjinë ilire gjarpëri është në lidhje të ngushtë me vetë emrin “Ilir”.
Krishterimi në fillimin e përhapjes ishte rreptësisht i ndaluar për popullatën ilire që ishin në kuadër të Perandorisë Romake dhe kur Roma e shpalli krishterimin fe shtetërore, po në atë kohë filluan ta merrnin edhe iliret. Pikërisht politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin krishterimit që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 kur kjo fe u shpall zyrtare, institucionale e shtetërore. .(H. e Popullit Shqiptar, 2002, Tiranë, Ilmi Veliu, Autorët antik dhe modern që shkruan për ilirët, Kërçovë, 2004)
Ka njerëz që nuk janë mjaft të informuar dhe mendojnë se krishterimi është feja me të cilën kanë lindur shqiptarët duke mos ditur se, si islamizmin që e morën nga Osmanët,ashtu edhe fenë krishtere e morën nga pushtuesi i tyre Roma.
Pas persekutimeve të mëdha nga romaket në shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar që ishte e organizuar mbi bazën e provincave admin. të epokës së Dioklecianit. (Shih His. e Popullit Sh., 2002.)
Edhe përkrenarja e Skënderbeut ka qenë e zbukuruar me kokën e dhisë me diellin Ilir po edhe me gjarpërin për rreth diellit, që kanë qenë simbole pagane ilire. Kësi lloj përkrenareje ka mbajtur edhe Leka i Madh e Pirro i Epirit, që kanë qenë me origjinë Ilire.
Paganizmi ilir ende jetonte në Arbërinë e krishterë dhe vazhdon edhe sot të jetoi në mesin e shqiptarëve edhepse ata sot i takojnë besimit monoteist të krishterë dhe Islam. (I. Veliu,po aty.) Edhepse nga ilirët, krishterimi u përqafua vullnetarisht, nuk arriti ti shkulte menjëherë nga rrënja shumë shfaqje ideologjike të besimit të mëparshëm ilir. ( Kristo Frasheri. Fakti i datës 6 shtator 2006.) Banorët e krahinave malore morën nga feja e krishterë vetëm nocionet e saja të përgjithshme, por jo dogmën dhe ideologjinë e sajë të plotë, ashtu siç e kishin përpunuar etërit e Kishës. (K.Frasheri po aty) Pra krishterimi në këto vise mori tipare të veçanta të cilat u diktuan nga dy rrethana historike:
-Rrënjët tepër të thella që kishte te banorët e këtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturor të klerikëve, që solli me vete izolimi shum i gjatë i vendit.
Si pasojë e këtyre dy rrethanave, shqiptarët adoptuan një krishterim “Sui generis” gërshetim të dogmës monoteiste të krishterë me paganizmin e lashtë ilir. Perandori Anastas (491-516) me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patrikanën e Konstantinopojës, kurse perandori tjetër bizantin Justiniani I (527-565) po ashtu me origjinë iliro-shqiptare e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut.(Kristo Frasheri,po aty.H. e Popullit Shqiptar, 2002, Tiranë, I. Veliu, Autorët antik dhe modern, poaty).
Mjafton të thuhet se disa shfaqje të kësaj tradite mbijetuan në trupin e ideologjisë së krishterë për shumë shekuj. Madje këto gjurmë të paganizmit ilir ndeshen edhe sot te banorët sidomos të viseve të brëndshme malore, jo vetëm të krishterë, por edhe mysliman. Të tillë janë: Kulti i zjarrit, i diellit, i bjeshkës, i burimeve ose perceptimit për jetën, vdekjen, bubullimën, vetëtimën, stuhinë . Si gjurmë të paganizmit, shqiptaret qofshin te krishtere apo mysliman edhe sot e ruajnë emrin”e diel” dita e fundit e javës ku duhet marre pushim nga punët e përditshme dhe shkuar e lutur diellit që ka qenë perëndi e ilirëve të veriut.
Të gjitha këto të dhëna i potencoj me qellim që të jem i qarte dhe i kuptueshëm nga lexuesit dhe të arsyetoj zbulimin që e kam bërë para disa vitesh, (2008)ku në të njëjtin terren kam zbuluar një varrezë tumulare ilire pikërisht afër varrezave shqiptare te vendit kur ata kanë qenë të krishtera dhe ne pllakat e varreve eshtë i vendosur kryqi ku është i gdhendur edhe dielli ilir. Afër këtyre varrezave, në të njejtin vendëbanim (fshati shqiptar me emrin Jagoll,komuna e Kërçovës) janë edhe varrezat myslimane ku gjeta edhe tre varre të shqiptarëve myslimanë ku eshtë i gëdhendur edhe dielli mbi dy koka të gjarprit. (I.Veliu ,Nga Uskana deri te Kërçova, Shkup.)


Varret ilire vërtetojnë se këtu kanë jetuar ilirët dhe askush tjetër, varreza mbi të cilin qëndron kryqi me simbolin e diellit vërteton se bëhet fjalë për të njëjtin popull iliroshqiptar që e kan pranuar krishterimin, por që e kan ruajtur elementin pagan dhe në fund varreza myslimane vërteton vazhdimësinë e të njëjtit popull, pra iliro-shqiptar ku tash prezantohet me një varr me simbole të fesë islame, por që ka vazhduar t’i ruaj edhe elementet pellazgo-ilire, pra besimin në gjarpërin. (Ilmi Veliu , po aty).
Edhe te varri krishterë edhe te ai mysliman fuqishëm vërtetohet kontinuiteti i të njëjtit popull, ppellazgo-ilir0-shqiptar) dhe po ashtu vërtetohet se për ata, hyjnia i gjithëpushtetshëm tani ishte Zoti monoteist, por pranë tij vazhdonte të nderohej,gjarpëri, dielli dhe zjarri i flakërishëm.
Kjo na tregon se tempulli i iliro-shqiptarëve nuk ishte vetëm kisha, manastiri, katedralja -te të krishterët, xhamia, teqetë, tyrbet te myslimanët; por edhe maja e Tomorrit, Guri i Bardhë, mali i Dardhës, Qafa e Kullës, dhe në dimër vatra bubullitëse e oxhakut të shtëpisë, ku sipas besimit pagan gjarpri i themelit rrinte aty në gurin e vatrës dhe e mbronte shtëpinë nga gjërat e këqija dhe të papritura. (Aleksandar Stipqeviç, Kristo Frasheri,Ilmi Veliu,po aty)
Pra,edhe sot tek shqiptarët rëndësi shumë të madhe kanë festat pagane pellazgo-ilire si që janë; Dita e Verës, Gjysma e Dimërit, Dita e Prënverës, Dita e Lules së deleve, Dita e Sylpytes (ushqim special nga misri) dhe jo vetëm krishtlindjet, pashkët, bajrami e nata e madhe.
Me anë të këtij zbulimi që ilirët i lidh me shqiptarët duam ta hedhim poshtë mendimin dhe teorinë sllave se shqiptaret nuk kanë asnjëfarë lidhje me ilirët. Pastaj të hedhim poashtë edhe teorinë se krishterimi nuk është fe vetëm e sllavëve të jugut dhe të vërtetojmë se në Ballkan kishterizmin të parit e pranuan shqiptarët.(A. Stipqeviç,Kristo Frasheri, Dhimiter Pilika,Vepra te cituara më lartë)

Prezenca e diellit në varrin e një shqiptari të krishterë dhe tjetri i shqiptarit mysliman ku vërtetohet se të varrosurit kanë qenë shqiptarë me origjinë ilire sepse dielli i gëdhendur te të njëjtat pllaka varri, është simbol ilir. Edhepse i pari është i krishterë dhe i dyti mysliman, kanë vazhduar ta ruajnë edhe simbolin e diellit që është simbol pagani kohës ilire.

Fotografija majtas,eshtë pjesë e murit të jashtëm Xhamisë sëLarme në Tetovë, ku eshtë i prezentuar edhe dielli ilir. Xhamia është pikturuar nga ndonje piktor shqiptar i cili në murë ka pikturuar edhe diellin ilir që ka qenë simbol i besimit pagan të ilirëve dhe nuk ka asnjëfarë lidhje me xhaminë dhe Islamin. Në fotografinë në të djathtë shihet një pllakë varri e një shqiptari mysliman ku jënë të gdhendur edhe dy elemente të besimit pagan ilir, dielli mbi dy koka të gjarpërit.Edhe ky simbol te pllaka e një varri të myslimanit shqiptar nuk ka lidhje me fenë Islame por me Ilirët.

Nënat kërçovare, fëmitë e tyre i kane lidhur në djep dhe i kanë mbështjellur me një lloj spage të quajtur “gatërr” e cila ka qenë e thurur nga fije leshi tringjyrëshe e që ka pasur formën e një gjarpri të larmë. Nga ky veprim i tyre del se këtu është ruajtur tradita e vjetër disa mijëvjeçare. Legjenda thotë se Kadmi e Harmonia kishin pasur një djalë duke fjetur në djep. Një gjarpër i quajtur “Ilyrios” i ishte mbështjellë rreth djepit, dhe ky ishte shkaku që fëmijës i mbeti emri Ilir, sepse ata gjarprit i besonin si zot.(Aleksandar Stipçeviq,Ilmi Veliu,vepra te cituara mëlartë.

Përkrenarja e Skënderbeut e zbukuruar me kokën e dhisë me diellin Ilir po edhe me gjarpërin që kanë qenë simbole pagane ilire. Kësi lloj përkrenareje ka mbajtur edhe Leka i Madh e Pirro që kanë qenë me origjinë Ilire, Paganizmi ilir ende jetonte në Arbërinë e krishterë dhe vazhdon edhe sot të jetoi në mesin e shqiptarëve edhpse ata sot i takojnë besimit monoteist të krishterë dhe Islam.
(I. Veliu,Nga Uskana deri te Kërçova, 2014, Shkup.) https://www.fjala.info/simboli-yne-antik-nga-iliret-te-skenderbeu-historia-e-shqiponjes-me-dy-koka/

Literatura;

-Xhuzepe Katapano (”Thot-Tat parlava albanese, Bardi Editore, Roma,1984)“THOT-i fliste shqip” Botimet Enciklopedike , 2007, f 81

-Fatbardha Demi „Sellenizmi, besimi që sundon Botën. “, botimet Dudaj, Tiranë, 2016, f100
—Dhimiter Pilika « Pellazget Origjina jone e mohuar » botimet enciklopedike Tirane 2005 f.81-82 )
. -Shtjefen Gjeçovi, Trashëgime Thrako-Iliriane, botimet ORA, 2003, f64

. http://it.wikipedia.org/wiki/Al-%27Ayn

-The Eye of Horus is an ancient Egyptian symbol of protection, royal power, and good health. https://en.wikipedia.org/wiki/Eye_of_Horus

-The Complete Gods and Goddesses of Ancient Egypt. Thames & Hudson. ISBN 0-500-05120-8.

–https://www.fjala.info/simboli-yne-antik-nga-iliret-te-skenderbeu-historia-e-shqiponjes-me-dy-koka/

—Petro Zheji Shqipja dhe Sanskritishtja (pjesa e dyte),Tirane, 2006
— The Encyclopedia Americana: A Library of Universal Knowledge, Volume 2,v.1918,
–Lost Cities of Atlantis, Ancient Europe & the Mediterranean, David Hatcher Childress, faqe 58
–The American Journal of Archeology and the history of the fine arts, vol XI, v.1896
— Hittite seals: with particular reference to the Ashmolean collection, David George Hogarth, v. 1920