15 Korriku i vitit 2016 do të mbetet nata më e tmerrshme jo vetëm për popullin (nënshtetasit) e Turqisë po edhe për popujt (miletin) e ballkanit të cilët e përjetuan këtë dhe ndanë dhimbjen bashkë me vëllezërit e tyre (në) Turq(i). Organziata terroriste “Feto”, e cila e organizoi grusht shtetin me anë të njerëzve (hajna) të saj brenda ushtrisë për ta rrëzuar presidentin z.Rexhep Taip Erdogan dhe për fat të keq kjo organizatë terroriste duke dashur që ta rrezojë presidentin nga udhehqësia e shtetit ajo mori edhe shumë jetë njerëzish të pafajshëm të cilët ishin të gatshëm të flijojnë çdo gjë për ta mbrojtur vatanin e tyre.
Kjo organiztë terroriste me anë të krijimit të shtetit paralele në Turqi dhe me ndihmën e organizatave tjera terroriste në Turqi dhe me ndihmën e disa shteteve perëndimore dhe evropiane duke i riaktivizuar njerezit e sajë të ushtrisë dhe vendet tjera kyçe në shtet organizuan grushtetin por per fat të mirë dështoi . Ndërsa ajo natë ishte ankthi më i madh që përjetoi populli turk por edhe popujt tjerë të ballkanit,siç janë shqiptarët, turqit e ballkanit, dhe boshnjakët, ngase të gjithë ne kemi familje miq në turqi dhe gjëja më me rëndësi është se popullin turk e kemi vëlla dhe një ndër aletatët më të rëndësishën në çështje politike.
Në shkrimin tim para një viti theksova se pse luftohet Turqia dhe Erdogani, ngase shtetet perëndimore po edhe ato Evropiane nuk dëshirojnë që projekti 2023 të ralizohet ngase atëher R. e Turqisë bëhet fuqi botërore mu për këtë arsye në të gjitha këto shtete janë bashkuar për ta luftuar.
Organizata Teroriste në bashkëpunim me organiztatat tjera si PKK-ja dhe me ndihmën e shteteve tjera dhe njerëzve paralel të tyre mbrenda shtetit ata vendosën që për bizneset dhe për kapriçet e tyre personale për të ardhur në krye të shtetit popullin e tyre vendosen ta sakrifikojnë vetëm që ky grusht shtet të del i sukseshëm. Për fat të mirë ky plan nuk u realizua i sukseshëm.
Siç e dimë Turqia njihet edhe si shteti që ka përjetuar shumë grushtete por për fat të mirë grushteti i vitit 2016 dështoi ngase po të ishte realizuar ky grushtet i sukseshëm atëherë do të dilnin edhe planet tjera në shesh për ta coptuar edhe më shumë Turqinë.
Nëse i gjithë ky plan do të ishte realizuar i sukseshëm atëher shtet përendimore dhe ato evropiane që i financojnë organiztat famëkeqe terroriste do ta kishin nxjerë në pahë shtetin e ri te quajtur “Kurdistani i Madh”.
Po të ishte realizuar ky plan atëherë Turqia do të ishte ndarë në tri pjesë sepse duke shikuar gjendjen gjeografike të Turqisë të gjithë planifikuesit do të kishin marrë pjesët e tyre ngase Turqia ka shumë pasuri natyrore.

Pastaj të gjitha vendet muslimane do t’i kishin futur në konflikte. Ngase atëherë të gjithë muslimanët do të mbeteshin jetim dhe do të shkeleshin nga po këta njerëz që dëshirojnë vetëm konflikte dhe derdhje të gjakut të muslimanëve. Por falë Zotit dhe zgjuarësis së z. Rexhep Taip Erdoganit dhe mbështetjes së popullit të gjitha këto planet organizata më në kry me Feton që ia dëshiruan të keqen Turqisë ranë në ujë dhe populli turk i’u dha një mësim i mirë dhe që të mos e harrojnë se populli është po i njeti që ka qenë edhe në kohën e Perandorisë Osmane.!

Me përfundimin e këtij artikulli, do të doja të shfrytëzoj rastin për t’i përkujtuar të gjithë dëshmorët e 15 korrikut me lutje dhe duke kërkuar mëshirë te Allahu që t’i pranojë shehidë, dhe duke u lutur te Allahu që kjo natë mos të përjetohet më te populli turk.

Shkruan : Hamzi Ibraimi