Dyshja i kanë hedhur ‘zjarr benzinës’ me postimet e fundit.
Reperi Stresi dhe Keisi janë një prej çifteve më të përfolura të momentit. Ende nuk e dimë nëse janë rikthyer bashkë, por disa veprime të reperit të lënë të mendosh se ata mund ta kenë rregulluar marrëdhënien mes tyre, shkruan lajmi.net.
Kur u pyet për ditën e Shën Valentinit, Kejsi tha se e konsideron një ditë si gjithë të tjerat dhe për më tepër është në punë, ndërsa Stresi ka një tjetër mendim.
Ai ka postuar në instagramin e tij një foto të vjetër me Keisin ku ishin ende bashkë dhe shumë të dashuruar.