Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i deputetëve dhe institucionet kosovare duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.“Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.